Xhemi Shehu nuk mjaftohet me televizionin, jashtë ekranit i dedikohet biznesit

Sep 17, 2018 | 14:54
SHPËRNDAJE

Pas disa vitesh që iu bashkua stafit të spektaklit të humorit “Portokalli”, si moderatore në treshen me Salsano Rapin dhe Eneda Tarifën, tashmë Xhemi Shehu është shndërruar në kryepersonazhin e show-t. Përveç moderimit, ajo ka bërë përshtypje me talentin e saj të aktrimit në rubrikën “Atentatet”, ku gjatë interpretimit u bashkohet dhe Florian Binaj. Për këtë sezon të ri, ajo ka konfirmuar vazhdimin e punës në “Top Channel”, duke postuar një foto nga ky televizion me dy miqtë e saj, Arbana Osmanin dhe Eno Popin.

xhemi1

Në postimin ku uron Enon për programin e ri ka marrë komente nga miqtë, të cilët i etiketojnë si “figurat relike” të këtij televizioni, pas largimeve të shumta. Ndërkohë, mësohet se Xhemi do të vazhdojë të njëjtin angazhim në televizion, si prezantuese e spektaklit të humorit në krah të Salsano Rrapit.

Lajmin e plotë e lexoni në linkun: http://www.panorama.com.al/panoramaplus/xhemi-shehu-nuk-mjaftohet-me-televizionin-jashte-ekranit-i-dedikohet-biznesit/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura