Xhelozia shkakton tragjedi/ 46-vjeçarja u torturua nga bashkëshorti para se ai ta masakronte me thikë

Jun 25, 2022 | 8:28
SHPËRNDAJE

Detajet e reja që dalin për krimin e rëndë që ka ndodhur në Koukaki të Greqisë mbrëmjen e së enjtes janë rrëqethëse.

Minutat e fundit të jetës së 46-vjeçares së vrarë nga bashkëshorti i saj ishin të tmerrshme, pasi ajo u dhunua dhe torturua brutalisht nga 55-vjeçari para se të vritej me dy goditje thike.

55-vjeçari, që punonte si kuzhinier së fundmi, ka qenë një ish sportist i mundjes.

Sipas mediave greke, ai “u tërbua” kur pa 46-vjeçaren duke përgatitur një valixhe për një udhëtim që kishte planifikuar dhe filloi ta shante.

Viktima është kundërpërgjigjur dhe burri ka nisur ta dhunojë, e më pas ka marrë thikën e kuzhinës. Pasi e ka plagosur me thikë në shpinë, e ka goditur edhe në qafë dhe gjoks, duke e lënë të mbuluar nga gjaku në tokë.

Siç ka deklaruar në dëshminë e tij për hetuesit, ka qenë xhelozia ajo që e ka shtyrë 55-vjeçarin të kryejë krimin e rëndë.

greqi per vdekje

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura