Xhelal Mziu reagon pas djegies së banesave: Qeveria urgjent të financojë ngritjen e stacionit zjarrfikës

Nov 7, 2018 | 18:26
SHPËRNDAJE

Pas diegies se disa banesave ne zonen e Bathores, Kryebashkiaku Xhelal Mziu shpreh keqardhjen për kete rast.

Mziu shprehet se kjo ngjarje mund të ishte parandaluar apo do të ishte në përmasa më të vogla, nëse në Kamëz do të kishte një stacion zjarrfikëseje, kompetenca dhe financimi i të cilit duhet të ishte bërë që në janar të këtij viti ashtu si për bashkitë e tjera.45637700_350822945675843_3403120863153750016_n

Duke parë se çfarë ndodhi sot dhe ishte kërkuar më parë edhe nga kryebashkiaku Mziu, ai bën i thirrje edhe një herë qeverisë që në mënyrë urgjente Bashkisë Kamëz t’i delegohen fondet për ngritjen e një stacioni zjarrfikëseje, në një kohë kur nuk ka asnjë të tillë dhe 160 mijë banorë të Kamzës janë në mëshirë të fatit, siç ndodhi edhe sot.

Po ashtu, kërkohet edhe financimi i burimeve njerëzore të këtij stacioni, gjë e cila i takon Kamzës, ashtu si edhe bashkive të tjera.

45545840_535937720202200_3224324230774521856_n 45563335_1170106596497466_2892103420892676096_n 45474892_276948712954270_4554476757691924480_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura