Xhejn Kumrija: “Gjebrea na kualifikoi për të shmangur votimin zero të kolegëve, Egzona Ademi stonoi keq”

Dec 23, 2015 | 13:27
SHPËRNDAJE

Xhejn 12346353_1077389092271992_3986968731144315517_n

Portalet kanë shpërthyer në lajme duke denoncuar një tjetër skandal në “Këngën Magjike” pas sherrit të Flori Mumajesit me Nesti Dukën (Stinen). Bashkë me listën e votimeve nga kolegët për njëri-tjetrin, u botua dhe një fakt që kishte kaluar pa u vënë re deri tani, që grupi “JanexTrio”, edhe pse pozicionoheshin në vendin e 33-të në tabelë, ishin pjesë e listës me 20 këngë të finales. Më e “djegura” sipas mediave ka dalë Egzona Ademi, e cila është renditur në vendin e 20-të dhe nuk është pranuar për shkak se vendin e saj e kishin zënë “JanexTrio”. Për prapaskenën e kësa renditjeje flet këngëtarja e “Janex Trio”, Xhejn Kumrija, që në këtë garë u vlerësua me çmimin “Magjia e parë”:

Një pyetje për emrin e grupit, pse quheni kështu?

Emri i grupit nisi nga fillimet e mia. Më herët isha Jane, me pas Jane Janex, me pas Janex Trio kur formuam grupin, me të cilin luajmë shpesh në koncerte. Ndërkohë kishte kaluar pa u vënë re fakti që ju u kualifikuat në finalet e “Këngës Magjike” jashtë votimit.

Si ndodhi?

Ne na ka kualifikuar produksioni vetë automatikisht në finale, gjatë provave gjenerale në mes të gjithë këngëtarëve. Ishte totalisht e papritur. Pas performancës sonë (provës), që ishte nata e dytë, dhe ku të gjithë këngëtarët ishin prezentë për të dëgjuar me vëmendje çdo konkurrent, për të votuar më pas në darkën e po asaj dite njëri-tjetrin, në bazë të asaj që dëgjonim. Arditi vjen dhe ngjitet në skenë, duke konstatuar që gjatë provës sonë asnjë nuk e kishte mendjen, pasi po merreshin me telefonat dhe biseda për qejfin e tyre. Kështu nënkuptohej që në atë moment që vleresimi tyre do të ishte 0, kështu vendosi që të na kalonte ai vetë në finale, sigurisht sepse ka menduar që ne duhej të ishim pjesë e asaj finaleje.(qesh)

Si i keni pritur komentet që po bëhen kundër jush në rrjetet sociale, duke ju konsideruar “të privilegjuarat”?

Çdo gjë është më se e qartë. Ziliqarët dhe dështakët nuk heqin dorë lehtë, dhe normale se nuk kanë ç’bëjnë, por merren me gjëra që s’kanë vend as për t’u diskutuar. Në finale ishim sepse e merituam, dhe kjo gjë u bë e qartë në mes të të gjithë këngëtarëve që ishin aty prezentë. Qentë le të lehin, karvani ecën përpara! Gjithsesi për ne ishte e papritur, por më erdhi mirë që ndodhi ashtu, se nuk e kisha fare mendjen se ç’bënin kolegët në fakt.

U konsiderua e “djegura” për shkakun tuaj Egzona Ademi. Sa pikë i dhatë këngës së saj?

Nuk e kujtoj sa pikë i kemi dhënë. Por mbaj mend që në prova ka stonuar më së keqi. Mua më vjen mirë që ndodhi kjo gjë, pasi dhe këngëtarëve aty u ulën pak puplat, sepse ndiheshin më shumë “zot” seç duhej. Dhe besoj që Arditi e ka bërë këtë gjë jo pa qëllim, dhe sigurisht jo pa qëllim te ne. Ndërkohë me një titull “Kok e kom” në “Kënga Magjike 2005”.

Sa të vërteta nga jeta juaj gjejmë në këtë këngë?

100 për qind të vërtetë. Kam ra kok e kom me më të bukurat e jetës. Kupa “Magjia e parë” që fituat ishte e duhura? Dhe çfare përjetimi të jep gara në përgjithësi? Nëse qëndroj brenda katrorit të festivalit dhe me atë prezantim që bëmë këtë edicion, po ishte e duhura dhe jam shumë mirënjohëse për atë çfarë arritëm, si për herë të parë. Por, modestisht, mund të them që meritojmë dhe më shumë. Megjithatë, mua shkallët më pëlqen t’i ngjis një pas një, kështu që më e mira do kohën e vet të zbulohet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura