Xhaxhai shkon në Polici: Më ka ikur mbesa nga shtëpia natën. Kërkohet 16-vjeçarja

Aug 12, 2017 | 18:56
SHPËRNDAJE

Nje adoleshente eshte zhdukur ne Pogradec, pasi eshte larguar pa njoftuar e pa lene asnje gjurme nga banesa e saj.

policia-naten-1

Sipas bluve, sot në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi J.Sh, 48 vjeç, banues në fshatin Stropckë, i cili ka kallëzuar se më datë 11.08.2017, gjatë orëve të mbrëmjes, është larguar nga banesa e saj në fshatin Stropckë, mbesa e tij (vajza e vëllait) shtetasja J.Sh, 16 vjeçe.

Nga ana e Policisë, po punohet për gjetjen e saj, teksa nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes.

Materialet për hetime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura