“Xhaxhai” i Ndragehta-s ekstradohet drejt Italisë, Bujar Sejdinaj do të japë llogari në shtetin fqinj

Nov 24, 2020 | 10:42
SHPËRNDAJE

Bujar Sejdinaj, i njohur ndryshe edhe si “xhaxhai” i Ndraghetas është ekstraduar dje drejt Italisë.

Bujar Sejdinaj- xhaxhai-ngrageta1

Kujtojmë që Bujar Sejdinaj nga Dibra, ra në prangat e Policisë më 24 korrik gjatë operacionit “Magma 2020” të zhvilluar në Shqipëri, Itali, Argjentinë dhe Kosta Rika.

Sejdinaj njihet si përfaqësuesi i “Ndangaheta”-s në Shqipëri, pasi është përfaqësues i familjes famkeqe “Bellocco” që trafikonte drogëra të forta.

Më 8 tetor të këtij viti Gjykata në Shqipëri vendosi lejimin e ekstradimin në Itali të Bujar Sejdinajt. Vetë Sejdinaj, i ka mohuar akuzat, ndërsa ka shtuar se ka punuar si marangoz në Laç dhe është invalid.

KUSH ËSHTË “XHAXHAI”

Bujar Sejdinaj, njihet si përfaqësuesi i Ndranghetas në Shqipëri dhe në zonën e Ballkanit, e në veçanti përfaqësuesi i familjes mafioze “Belloço”. Shpeshherë Antimafia Italiane ka dhënë alarmin për bashkëpunimin e ngushtë që aleanca e Ndragetës ka me krimin shqiptar, në trafikimin e lëndëve narkotike, kryesisht kokainë dhe kanabis sativa.

I fundit që iu ra kambanave ishte zyrtari i Antimafias, Federiko Cafiero de Raho, që e konsideroi partneritetin mes mafies italiane si një marrëveshje të krimit që mbulon portet e Europës veçanërisht për kokainë. Pikërisht nga ky shqetësim për lidhjet e Ndragetës në Europë, në Lion (Francë), është ngritur një njësi e posaçme “ICAN” që përmes Interpolit gjurmon Ndragetën. Ndërkohë, Bujar Sejdinaj, me nofkën “Xhaxhai”, është njëri nga të arrestuarit i cili akuzohet si bashkëpunëtor i Ndragetës në Shqipëri dhe në Ballkan. Ai u arrestua në të njëjtën kohë kur aksioni ndërkombëtar i mbajtur edhe në Itali, Argjentinë e Kosta Rika dërgoi edhe anëtarë të tjerë Ferdinanto Sarago, Giovani di Pietro, Fabio Pompeti dhe Franko D’agapiti. Më herët në Shqipëri ishte arrestuar edhe i gjashti, Ardjan Cekini, gjithashtu i kërkuar për t’u ekstraduar drejt Italisë.

Por i ashtuquajturi “Xhaxhai”, jo vetëm ka organizuar blerjen e rreth 20 kg kokainë. Në vitin 2019, shtetasi Alesandro Fonti anëtar i familjes mafioze Ndrina Belloco ka ardhur në Shqipëri për të takuar dy bashkëpunëtorët, Cekini dhe Sejdinaj. Në këtë takim Ardjan Cekini ka ndërmjetësuar për udhëtimin e mëtejshëm të “Xhaxhait” drejt Italisë.

Në datën 22 shkurt Gianfranco Marono, Fonti dhe “Xhaxhai” realizojnë në Santiago de Compostela një takim me furnizuesin e drogës, me të cilin mendohet se është koordinuar importi. Takimet kanë vazhduar brenda muajit për të realizuar blerjen. Sipas autoriteteve italiane, faktet rëndohen pasi veprimtaria mes anëtarëve kryhet në mënyrë mafioze dhe me qëllim për të ndihmuar organizatën e “Bellocos”. I pari që u arrestua është Çekini, i cili sipas autoriteteve, është përsëritës sa kohë ai po kërkohej edhe nga Gjykata e Milanos që prej 2017-ës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura