Xhani de Biazi tregon “shqiptaren” me të cilën është martuar

Mar 31, 2015 | 22:05
SHPËRNDAJE

Dy ditë pas fitores së arritur ndaj Armenisë në stadiumin “Elbasan Arena” me rezultatin 2-1, ndeshje e vlefshme për “Euro 2016” që do të mbahet në Francë, trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani de Biazi, sqaron edhe “keqkuptimin” që ka ndodhur ndaj një batute të thënë prej tij.

Xhani de Biazi dhe bashkeshortja e tij, Paola

Në një koment të publikuar në në rrjetin social “Facebook”, de Biazi shprehet se batuta e tij se “ishte martuar me një shqiptare për më tepër se tre vjet…” nënkuptonte Kombëtaren shqiptare të futbollit. Në komentin e shkruar në tri gjuhë, italisht, shqip dhe anglisht, trajneri i kuq e zinjve ka publikuar një foto me bashkëshorten e tij Paola, ndërsa prezanton edhe emrin e vajzës, Chiara Sofia.
 

Komenti i plotë (në shqip) i de Biazit në “Facebook”:

Kohe me pare, ne nje interviste kisha thene si “batute”(shaka) qe isha martuar me nje shqiptare per me teper se tre vjet …… dhe nenkuptoja Skuadren Kombetare te Futbollit Shqiptar!

Kjo batute e imja ka krijuar nhe keqkuptim.

Sot, dua te konfirmoj qe nuk jam i martuar me asnje grua shqiptare! Jeta ime, familja ime, jane Paola, bashkeshortja ime, dhe Chiara Sofia, vajza ime e adhurueshme!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura