Xhandarmëria serbe hyri 1 km në Kosovë/ Kryekomunari: Kërcënim për banorët

Aug 7, 2020 | 22:45
SHPËRNDAJE

Kryetari i komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka publikuar një video në ‘Facebook’ duke thënë se militarë të armatosur serb kanë hyrë në territorin e Kosovës, në fshatin Karaçevë të Kamenicës.

auto_xhandarmeria1596826863

“Është tejet shqetësuese që përsëri sot gjatë ditës disa paramilitarë apo militarë të armatosur serb, hyn në territorin e Kosovës, konkretisht në fshatin Karaçevë. Siç shihet në edhe në video, ata kanë ardhur në një zonë të frekuentuar nga banorët e të gjitha moshave”, ka shkruar Kastrati.

Ai ka thënë se ky provokim i vazhdueshëm është i papranueshëm dhe është kërcënim direkt për shtetin.

“Lidhur me këtë çështje u kam nisur shkresë zyrtare Presidentit të Kosovës, Kryeministrit, Ministrit të Mbrojtjes e atij të Punëve të Brendshme, që konform kompetencave të tyre të veprojnë në këtë drejtim”, ka shkruar Kastrati.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura