Xhamajka mohoi të ketë njohur pavarësinë, zyrtarët kosovarë kërkojnë shkarkimin e ambasadores që dha lajmin

Feb 21, 2020 | 14:34
SHPËRNDAJE

Situata e komplikuar rreth njohjes dhe mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës nga Xhamajka, sipas ekspertëve, duhet të merret si shqetësuese, pasi dëmton imazhin e Kosovës dhe krijon argumente të forta të cilat mund të përdoren nga Serbia kundër republikës kosovare.

thaci ambaadore

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dje përmes një postimi në Tëitter, njoftoi se shteti i Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës. Mirëpo një lajm i tillë u përgënjeshtrua nga ministrja e Punëve të Jashtme të Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith, e cila tha se deri më tash shteti i Xhamajkës nuk e ka njohur.

Dhënien e lajmit se Xhamajka e ka njohur Kosovën e bëri ambasadorja e Republikës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, e cila përmes postës elektronike e ka njoftuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrin, Albin Kurti, e ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca për njohjen nga ky shtet.

Mosnjohja nga Xhamajka ka krijuar reagime të shumta, madje deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli kërkoi edhe shkarkimin e ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan Kosova Press.

Gjithashtu ministri i Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Glauk Konjufca përmes një postimi në rrjetin social, ka thënë se si ministri do i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme në përputhje me përgjegjësitë e secilit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura