Xhakerini foto me Ronaldon, shikoni se si tallet Hysaj me lojtarin e Kievos

Aug 19, 2018 | 19:34
SHPËRNDAJE

Emanuele Xhakerini ishte protagonist pasditen e djeshme me Kievon, teksa shënoi me penallti, golin e avantazhit të përkohshëm ndaj Juventusit. Edhe pse ekipi i tij u mund, ai u bë viral pas ndeshjes në rrjetet sociale, për një fotografi të postuar në Instagram.

xhakerini ronaldo

Xhakerini postoi një foto me Ronaldon, dhe komenti i tij ishte epik: “Natyrisht, më kërkoi ai që të bënim foto.”

Capture

Ndërkohë, nuk ka munguar edhe një tallje e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysaj, që në komente i shkruan Xhakerinit: “Hesht më mirë”.

Edhe shoku tjetër i tij, që e ka pasur tek Napoli, Lorenco Toneli, i komenton me shaka: “Edhe unë dua një foto me ty Xhak.”

b50690d1e179156a785f2e1081c8c73a-49750-1534684773

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura