“Xhaka po luan pa tru, do të mbetet në bankën rezervë”

Aug 24, 2018 | 18:35
SHPËRNDAJE

Ish-lojtari i Arsenalit, Rei Parlur, ka thënë se Granit Xhaka nuk po luan ashtu si duhet me londinezët. Ai ka thënë se nëse Xhaka vazhdon të luajë kështu atëherë dita që ai të jetë në pankinë nuk do të jetë larg.

xhaka leonita

“Xhaka vazhdimisht e humbet topin dhe atë shumë në këtë sistemin e ri pasi që luan më shumë me mbrojtjen. Ai ka nevojë që të lëvizë më shumë se mundet”, ka thënë ish mesfushori i Arsenalit për The Sun.

“Por, ai mund të mësojë si ta përdorë topin në këto zona. Nëse krahasohet me Matteo Guendouzi, i cili ka impresionuar këto ndeshje, ai është shumë më pak energjik apo i lëvizshëm. Nëse ai nuk e bën punën e tij, Emeri shpejt do ta lërë në bankë, ashtu sikurse bëri që në pjesën e parë kundër Çelsi. Me Lukas Torreira, i cili mendoj që herët apo vonë do të startojë, Xhaka do të mbetet në bankë tek Arsenali”.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura