Xhaka arrin një përmbysje shprese me Bazelin, Atalanta vetëm barazim pa shqiptarët në fushë

SHPËRNDAJE

Etrit Berisha vazhdon të jetë një zgjedhje e dytë tek Atalanta, por në ndeshjen e sotme, për fazën “play-off” në Europa League ndaj Kopenhagenit, nuk është aktivizuar as Berat Gjimshiti. Të dy, qëndruan për 90 minuta në stol, në barazimin pa gola që mori Atalanta në shtëpi, përballë danezëve të Kopenhagenit. Tashmë, gjithçka do të vendoset në takimin e kthimit.

basel

Ndërkohë, Bazeli i Xhakës, arriti një përmbysje fantastike, por që nuk siguron asgjë për fazën e grupeve. Zviceranët, fituan 3-2 ndaj qipriotëve të Apollon, por ende gjithçka është e hapur. Edhe në këtë sfidë, Xhaka e nisi nga stoli, por me ndryshimin e vetëm që u fut në fushë në minutën e 66-të.

Ansi Agolli ndërkohë, me ekipin e Karabakut, u mund në transfertë 1-0 me Sherifin e Tiraspolit, ndërkohë që mbrojtësi shqiptar u aktivizua vetëm në minutën e 73-të.

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakPo heton zjarret vdekjeprurëse në Greqi, shkencëtari gjerman befason me paralajmërimin që jep
Artikulli tjetërMiqësia e panjohur e Enver Hoxhës me miliarderin e biskotave, shefin e misionit anglez, i vetmi që bisedonte me diktatorin për tema të nxehta

S'KA KOMENTE

Comments are closed.