Xhafaj takon prokurorin italian të Antimafias, ja çështjet e ‘nxehta’ që u diskutuan

Feb 26, 2018 | 10:05
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshem Fatmir Xhafaj ka takuar sot Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho. Në një postim në Twitter, Xhafaj thotë se me prokurorin italian eshte diskutuar per “çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale”.

“Sapo përfundova një takim shumë të dobishëm me mikun tim Prokurorin Kombëtar italian Antimafia dhe Antiterrorizëm, Federico Cafiero De Raho dhe bashkëpunëtorët e tij, që nga dje në Tiranë. Një diskutim shumë profesional dhe i frytshëm me një nga prokurorët më të njohur italian, me përvojë të shkëlqyer në luftë kundër krimit të organizuar

xhafaj2
Me Prokurorin De Raho diskutuam çështje konkrete me shumë interes lidhur me bashkëpunimin dy palësh në luftë kundër krimit të organizuar transnacional, të sofistikuar e te fortë ekonomikisht, për goditjen e lidhjeve të tij korruptive dhe aseteve kriminale. Shkëmbim informacioni më të shpejtë, analiza dhe hetime të përbashkëta me skuadra mobile si dhe trajnime me Policinë shqiptare”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura