Xhafaj sulmoi Prokurorinë për Tahirin, Llalla i përgjigjet menjëherë: Situata është e tensionuar

Oct 20, 2017 | 14:30
SHPËRNDAJE

Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla iu përgjigj menjëherë ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili tha se në rastin e Tahirit ka prokurorë që po vetëpërdoren politikisht.

llalla-nga-shkodra

Në një prononcim për mediat, Llalla tha se “ish kryetari i reformës në drejtësi, ministër i brendshëm nëse nuk është i qartë për ndryshimet ligjore ligjore është problematikë e tij. Situate është e tensionuar, kriminaliteti është në të gjithë territorin e vendit dhe veçoj Vlorën, Lushnje, Elbasanin. Detyra jonë është që të vihen para drejtësisë autorët”.

Prokuroria e Krimeve te Renda ka kerkuar autorizim nga Kuvendi per arrestimin dhe kontrollin e baneses dhe sendeve personale te Sajmir Tahirit dhe per kete arsye sot ne oren 11:00 do te mblidhet Keshilli i Rregullores dhe Mandateve per te vendosur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura