Xhafaj pëlqeu reagimin e ambasadës britanike, Tahiri: E di shumë mirë se kë kam rrotull, do vijë dita që…

Sep 21, 2019 | 11:55
SHPËRNDAJE

Ish ministri Saimir Tahiri ka komentuar sot gjestin qe u pa nje dite me pare ne rrjetet sociale, ku faqja me emrin e ministrit Fatmir Xhafaj kishte pelqyer nje koment te ambasades britanike e cila reagoi e pakenaqur per vendimin e denimit qe dha gjykata per Tahirin.

Saimir-Tahiri- flet-gjykata-vendimi-konferenca (3)

“Kam përshtypjen që ka tjetër ekip që merret me like and share, une as i numëroj e as më interesojnë, do vijë dita që unë të kem përgjigje për të gjitha këto, por sot dua pergjigje per te verteten time.

S’dua të abuzoj me asgje dhe s’dua të bëj komente që janë të parakohshme, por të jesh e bindur se unë e di shumë mirë se kë kam rrotull”, tha Tahiri.

Pyetje: A ka nentekst ne deklaratat tuaja?

Tahiri: Ju keni nxitim të gjeni nënteksin e cdo fjalie që them unë. Mendoni, se i them aq thjesht, ashtu si ju i dëgjoni. Unë nuk hyj te njerëzit që them një gjë dhe kuptoj një gjë tjetër, as të ata që e rrotulloj shumë gjuhën, them atë që mendoj e them shpejt dhe përballë.

Ca nga ato që thatë ju dua ua thoja në sy juve dhe kujt i takon, c atë tjera që realisht edhe i mendoj do të pres ditën deri sa të vij.

“Vendim shkurajues për Tahirin”, Fatmir Xhafaj i jep të drejtë Ambasadave

“Dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat.”

tattatat-1

Ky ishte thelbi i deklaratës së Ambasadës së SHBA-së në Tiranë pas vendimit të Gjykatës për të rrëzuar akuzat për trafik droge ndaj ish-ministrit të Brendshëm dhe duke e dënuar vetëm për “shpërdorim detyre”. Në të njëjtën linjë ishte edhe Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar: “dështimi për të dhënë dënim mbi akuza akoma më serioze, shtron pyetje dhe tregon rëndësinë e finalizimit të reformës gjyqësore”.

Këtyre reagimeve i është bashkuar edhe ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili pasoi Tahirin në detyrën e rëndësishme. Siç shihet edhe në profilin zyrtar në “Twitter”, Xhafaj ka miratuar reagimet e dy ambasadave duke shtypur butonin “like” (pëlqej).

Gjatë këtyre ditëve, Tahiri ka dhënë disa mesazhe që janë interpretuar si mesazhe dhe sulme ndaj Xhafajt, siç ishte deklarata se: “Ndodhem këtu si i pandehur se i shita makinën një personi, ndërkohë që njoh plot njerëz e ka plot të tillë që s’mbajnë përgjgje si edhe për vëllezër trafikantë.” /TCH/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura