Xhafaj njofton për super-aksionin, ku u arrestuan kriminelë të rrezikshëm: Goditje në Shkodër, Tiranë dhe Holandë

Sep 22, 2018 | 9:15
SHPËRNDAJE

Pas arrestimit mbreme naten ne Tirane te Safet Bajrit, i njohur si i “forti” i Shkodres, personi qe trazoi politiken ne Shqiperi dhe Belgjike, vjen reagimi i ministrit te Brendshem, Fatmir xhafaj.

xhafaj

Me nje shenim ne Twitter, ministri e quan nje superoperacion, duke theksuar se do te dalin detaje nga policia ne nje konference per media.

Postimi i Xhafajt 

Një tjetër super-aksion policor në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit” nga ana e Task Forcës Speciale Qendrore së Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Operacioni “Forca e Ligjit” goditje ndëshkuese njëkohësisht në Shkodër, Tiranë dhe Roterdam (Holandë), me disa të arrestuar për një nga grupet kriminale më të rrezikshëm në veri të vendit. Detajet në Konferencë për media, sot në 10.00, në Policinë e Shtetit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura