Xhafaj i përgjigjet me statistika Bashës: Ish-ministri më i paaftë, e vërteta flet me shifra

Oct 14, 2018 | 15:49
SHPËRNDAJE

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i është përgjigjur me shifra kreut të opozitës Lulzim Bashës, në lidhje me deklaratat e tij se  krimi është më i fortë se kurrë.

Xhafaj në një postim në Twitter ka publikuar një shkrim të Forbes, që shkruhet se Tiranë është vendi më i sigurt në Evropë. Po ashtu ministri ka publikuar dhe shifrave vrasjeve në vitet kur ka qeverisur Basha dhe të vitit 2018.

xhafaj

Postimi i plotë

SHPIFJE dhe E PAVËRTETË! Lulzim Basha, ish-ministri më i pa aftë deklaroi se: “Krimi është më i fortë se kurrë, forcat e rendit dhe organet e ligjit janë më të shpartalluara, më të dobëta se kurrë”.

Luftë pa kompromis ndaj këtyre grupeve kriminale, të skeduara tashmë. “Forca e Ligjit” vepron e do vazhdojë të shënojë rezultate, pa kompromis ndaj të gjitha grupeve kudo janë e çfarë janë. Shihni Tiranën kyeqytetin tonë! E VËRTETA flet me shifra më shumë se me fjalë!

xhafaj1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura