“Xhafaj është njeri i amerikanëve”, gazetari paralajmëron: Një erë tjetër do fillojë në politikë, trembja është nga të dy kampet

May 17, 2018 | 15:37
SHPËRNDAJE

Gazetari dhe moderatori Dritan Hila ka dhënë një intervistë sot për gazetën “Dita”, pas një provokimi që ai bëri më herët në një status në Facebook.

“Xhafaj e dorëzoi vëllain. Tani, ju të tjerët vishni brekë hekuri”, ishte kjo deklarata e Hilës e cila solli shumë reagime në rrjet, por edhe një përgjigje nga vet gazetari Hila.

Ai në intervistën e tij  deklaron se tani të gjithë duhet të bëhen gati pasi Xhafaj do filloj të presë koka majtas dhe djathtas.

hila

“Madje shpesh njerëzit shprehen se “Berisha i mban të vetët, ndërsa të majtët të lëshojnë”. Çka ka të vërtetë brenda. Besoj është çështje formimi. Krahu i majtë ka politikanë me eksperiencë dhe kjo sjell edhe pasjen e standardeve më të larta. Por ka edhe individë me personalitet. Tani besoj se është koha që kush ka probleme me ligjin në krahun tjetër, dhe kur them probleme, e kam fjalën për probleme direkte dhe jo të babait apo vëllait, të përgatitet, sepse mesa duket një erë tjetër do fillojë: Ku ata që nuk do shkojnë me këmbët e tyre, do të shkojnë t’i marrin me policë. Mbas këtij momenti fillon një erë e re në politikën shqiptare”, ka qenë kjo deklarata e Dritan Hilës.

Ndërsa më tej ai shton: Mos kujtoni se trembja është vetëm nga kampi opozitar. Ka shumë të trembur edhe në kampin e Xhafës, aq më tepër kur ata e njohin mirë natyrën e tij infleksible përballë ligjit. Gjithashtu kjo vërtetoi edhe diçka tjetër që përflitet prej kohësh se Xhafa është njeri i amerikanëve. Amerikanët nuk e lëshuan Fatmir Xhafën. Dhe nuk ishte Rama që e mbajti Xhafën. Rama vetë, u mbajt te Xhafa pas aktit të pa precedent që bëri ky politikan.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura