Xhaçka pret homologen italiane Trenta: Shqipëria do të kryesojë disa nisma rajonale

Oct 23, 2018 | 17:44
SHPËRNDAJE

Ministrja e Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, znj. Olta Xhaçka priti sot homologen e saj italiane, znj. Elisabetta Trenta.

Gjatë takimit ministrja Xhaçka vlerësoi Italinë si një nga partnerët më të ngushtë dhe aleate historike e rrugëtimit të Shqipërisë për integrim në strukturat euro – atlantike. Ministrja Xhaçka i konfirmoi homologes Trenta vullnetin e plotë të Shqipërisë për të vijuar me ritmin që kërkohet përfaqësimin në operacionet, misionet dhe iniciativat në kuadër të NATO-s.

Ministrja vuri në dukje se vetëm këtë vit, Shqipëria ka dyfishuar trupat ushtarake pjesëmarrëse në Resolute Support Mission në Afganistan. 44753978_276713242848620_264471428819058688_n

Fjala e plotë e ministres së Mbrojtjes znj. Olta Xhaçka

Më lejoni së pari të shpreh kënaqësinë time të veçantë që kam këtu, sot, të ftuar nderi, Ministren e Mbrojtjes së Italisë Zonjën Elisabetta Trenta dhe delegacionin që e shoqëron.

Kjo vizitë është, gjithashtu, një mundësi shumë e mirë për të biseduar nga afër mbi çështje  të rëndësishme të bashkëpunimit aktual në fushën e mbrojtjes.

Gjej rastin të theksoj se Italia mbetet, padyshim, një nga partnerët më të ngushtë dhe aleat historik i rrugëtimit tonë, jo të lehtë, për integrim në strukturat euro-atlantike. Sikundër është edhe një prej mbështetësve më luajalë të aspiratës së shqiptarëve për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, në një të ardhme të afërt.

Dhe kur flas për “mbështetje” i referohem së pari mikpritjes, pranimit, tolerancës dhe dashamirësisë të treguar për mijëra e mijëra familje shqiptare, të cilat tashmë ndihen në Itali si në atdheun e tyre.

I konfirmova Ministres Trenta vullnetin tonë më të plotë për të vijuar, me ritmin që kërkohet, përfaqësimin tonë në operacionet, misionet dhe iniciativat në kuadër të NATO-s.

I jemi përgjigjur nevojave të Aleancës por edhe të aleatëve tanë strategjikë gjithmonë dhe vetëm këtë vit, siç jeni të informuar, kemi dyfishuar trupat tona ushtarake pjesëmarrëse në ResoluteSupportMission në Afganistan.

Anijet tona ushtarake përditë punojnë fort për të shpëtuar jetë të pafajshme emigrantësh në detin Egje, ndërsa kontigjenti ynë çminues (EOD) në kuadër të Forcës së Përparuar të NATO-s vijon të marrë vlerësime maksimale për kontributin e tyre në sigurimin e territorit dhe qytetarëve aleatë, në Letoni.

Gjithashtu, diskutuam se prezenca e ushtarakëve tanë në KFOR Kosovë janë shembull korrektësie dhe bashkëpunimi, reflektim i qartë i dëshirës tonë për paqe, stabilitet, bashkëpunim dhe bashkëjetesë në rajon. Pa më të voglin dyshim Shqipëria dhe shqiptarët do të vijojnë të jenë faktorë stabiliteti dhe promotorë të politikave integruese për vendet e Ballkanit.

Sjell në vëmendjen tuaj, se vitin që vjen Shqipëria do të ketë kryesimin e disa iniciativave rajonale siç janë iniciativa SHBA-Karta e Adriatikut (A5) dhe Iniciativa e Ministerialit te Mbrojtjes së Evropës Juglindore. Do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për të dhënë kontributin maksimal në forcimin e bashkëpunimit dhe ndërveprimit në rajonin tonë.

Shqipëria dhe Italia janë dy aleatë të vyer brenda Aleancës, të cilët e konkretizojnë bashkëpunimin e tyre të gjerë edhe në nivel rajonal.  Ndihemi mirë që personeli ynë është tashmë pjesë përbërëse e “Regional HUB” për Jugun në Komandën e Bashkuar të Napolit.  Gjithashtu, një provë e fortë e bashkëpunimit tonë, është edhe pjesëmarrja e Shqipërisë në Qendrën e Ekselencës së NATO-s për Forcën e Stabilitetit në Romë. Dhe më besoni edhe kjo është shumë kuptimplotë, pasi ishte hera e parë që ne iu bashkuam si vend sponsorizues rrjetit të qendrave të ekselencës të NATO-s.44593762_308620456627413_4798665701671829504_n

E dashur Ministre Trenta,

Ju rikonfirmoj gatishmërinë më të plotë për bashkëpunim intensiv dhe afatgjatë mes dy Ministrive dhe Forcave tona të Armatosura.

Jam e bindur se planet e bashkëpunimit dypalësh për të ardhmen do jenë një bazë e fortë, në këtë drejtim. Në veçanti, dëshiroj t’iu falënderoj për mbështetjen në arsimim të një kontingjenti të konsiderueshëm ushtarakësh, ndër vite, në akademitë tuaja të shkëlqyera e me traditë të jashtëzakonshme. Uroj që ky bashkëpunim të arrijë nivele akoma më të larta.

Më vonë, gjatë ditës së sotme, po ashtu do të kemi mundësi që bashkërisht të ndjekim punimet e ëorkshop-it industrial Itali-Shqipëri, me prezencën e disa kompanive prestigjioze ushtarake italiane.44591289_701668396869629_154176930650783744_n

Ne mendojmë se bashkëpunimi në fushën e logjistikës dhe atë të industrisë së Mbrojtjes janë mundësi që duhet të shqyrtohen me interesin më të madh.

Së fundmi, vlen të nënvizoj se Shqipëria mbetet e angazhuar në luftën e përbashkët kundër emigracionit të paligjshëm, trafiqeve me qëllim sigurinë e plotë në brigjet që lagin dy vende tona.

Edhe njëherë, zonja Ministre, kënaqësi t’ju kemi sot mes nesh!

Ju faleminderit!

Fjala e Plotë e ministres së Mbrojtjes italiane znj. Elisabetta Trenta

E falënderoj Ministren Xhaçka dhe autoritetet shqiptare për mikpritjen e ngrohtë dhe për shprehjen e vlerësimeve pozitive mbi rolin e shtetit italian në Shqipëri dhe në Ballkan.

Falënderoj në veçanti, Kryeministrin Z. Edi Rama, më të cilin kam patur kënaqësinë që të takoheshim këtë mëngjes.

Shpreh kënaqesinë time për këtë vizitë në Tiranë dhe hapjen e tjerave vizita gjatë muajve të ardhshëm nga ana e anëtarëve të tjerë të qeverisë italiane. Gjatë  takimeve që pata ditën e sotme, kam shprehur mbështetjen e palëkundshme të shtetit italian në rrugën evropiane të Shqipërisë dhe mbështetjen për reformat e nisura në kuadër të negociatave për aderimin e Shqipërisë në BE.44542883_177685949822053_3598529853508288512_n

Me kolegen Xhaçka kam trajtuar një sërë argumentesh të interesit të përbashkët: Që nga forcimi i bashkëpunimit dy palësh, ne veçanti në fushën e edukimit, të stërvitjes, mjekësisë ushtarake, deri tek pjesëmarrja në misione të rëndësishme ushtarake ndërkombëtare, sidomos në Afganistan dhe në kuadër të “Resolute Support Mission”, për situatën politike – ushtarake në kuadrin rajonal të vendeve të Ballkanit, si dhe për rolin e rëndësishëm që Shqipëria ka patur në lidhje me këtë.

Një tjetër temë me interes të përbashkët ka qenë ajo në lidhje me vëmendjen që NATO po i kushton sfidave në brigjet jugore të Aleancës, e cila na ka parë kohët e fundit si promotorë të rëndësishëm iniciativash në Bruksel, të cilat i kanë dhënë hov zhvillimeve të rëndësishme.

Do të kemi rastin për të parë shkurtimisht mundësitë e  bashkëpunimit në sektorin e industrisë së mbrojtjes nëpërmjet një workshop-i ku do të marrin pjesë shoqëri të rëndësishme në këtë sektor. Ky është një tjetër takim që e bën vizitën time në Tiranë edhe më interesante dhe plot diskutime që do t’i përcjell në Romë dhe do t’i ndaj me Kryetarin e Këshillit të Ministrave italian dhe me Zv/Presidentët e shtetit italian.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura