“Xhaçka duhet të japë dorëheqjen”/ Denoncimi i PD: 10 mijë euro një udhëtim Tiranë-Peshkopi! Ministrja përdor helikopterin si taksi personale

Nov 24, 2020 | 12:46
SHPËRNDAJE

Partia Demokratike ka denoncuar abuzimin e ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka se përdor buxhetin e shtetit për arsye personale. Në një dalje për mediat nga jashtë ambienteve të ministrisë së Mbrojtjes, ish-deputetja e PD, Albana Vokshi thotë se ministrja përdor si taksi personale helikopterin e ministrisë së Mbrojtjes.

olta helikopter

Sipas Vokshit, një udhëtim nga Tirana në Peshkopi i kushton buxhetit 10 mijë euro. Ish-deputetja tha se Olta Xhaçka duhet të japë dorëheqjen.

“Ministrja e Mbrojtjes përdor për qëllime private, për qëllim të fushatës së PS në Dibër helikopterin e ministrisë së Mbrojtjes. Një udhëtim nga Tirana në Peshkopi i kushton buxhetit të shtetit 10 mijë euro. Nga një llogaritje e thjesht mund të jenë 500 mijë euro me fondet e buxhetit për arsye personale.

Pra çdo udhëtim me helikopterin e ministrisë së mbrojtjes, por që përdoret si taksi personale e Xhackës me qëllim rruajtjen e karriges së Ramës dhe të saj. 10 mijë euro për një udhëtim. I vetmoi akt normal që duhet të bënte ministrja është të firmoste dorëheqjen dhe ti kërkonte falje qytetarëve. Sot duhet të ishin hapur hetimet për këtë abuzim të ministres së Mbrojtjes”, tha Vokshi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura