Wow: Dhurata Dora thyen një rekord dhe jep lajmin e gëzuar

Oct 7, 2019 | 17:42
SHPËRNDAJE

Pas një vere plot ngarkesa me koncerte e projekte, duket se këngëtarja e dashur për publikun, Dhurata Dora po shijon frytet e punës së saj të palodhur.

Nëse i hedhim një sy kanalit të saj në ‘Youtube’ dhe përkatësisht hitit të saj ‘Zemër’, do të shohim një ‘boom’ klikimesh. Ajo nuk ka arritur pak por mbi 300 milionë klikime. Kënga ‘Zemër’ të cilën Dhurata e solli në bashkëpunim me këngëtarin francez Solking rezultoi pra mjaft e suksesshme, jo vetëm brenda por edhe jashtë kufijve duke kapur kështu majat e klikimeve.

Këtë e ka lajmëruar në ‘Instastory’ vetë këngëtarja duke lajmëruar kështu edhe një tjetër këngë të re.

“Pas 5 muajsh 300 milionë vieës. Koha për një tjetër këngë”,-ka shkruar Dhurata.

     

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura