Wikipedia e shpall Ivanovin udhëheqës të operacionit në Kumanovë

May 12, 2015 | 16:35
SHPËRNDAJE

Në internet, në faqen arkivore enciklopedike  “Wikipedia” është regjistruar edhe statusi “Përleshja e armatosur në Kumanovë (2015)” lidhur me përleshjen 26 orëshe në Kumanovë gjatë fundjavës së kaluar.

Foto e publikuar nga “INA”

Sipas të dhënave të shkruara, komandant i aksionit nga pala maqedonase ka qenë Gjorgje Ivanov, Nikola Gruevski dhe Gordana Jankullovska, transmeton INA.

Ndërsa nga ana tjetër, sulmuesit thuhet se kanë qenë Mirsad Ndrecaj, Muhamet Krasniqi, Sami Ukshini dhe Demë Shehu.

Ivanov siç mësohet nga burime jozyrtare dhe siç ka deklaruar lideri opozitar maqedonas Zaev, nuk ka pasur dijeni për sulmin. (INA).

Foto e publikuar nga “INA”

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura