Wikileaks publikon 300 mijë e-maile të partisë së Erdoganit

Jul 20, 2016 | 9:01
SHPËRNDAJE

Rreth 294,546 email-e, nisur e pritur nga 762 adresa që lidhen me AKP, partinë e Erdoganit publikohen nga Wikileaks. Bashkë me to, edhe mijëra dosje tjera që i përkisnin domenit kryesor të partisë së Recep Tayyip Erdoganit.

wikileaks

Mediat raportojnë se emaili i fundit që është dërguar nga adresa e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP) është më 6 korrik, pak kohë para grushtit të shtetit.

Në listë ka edhe emaile që prej vitit 2010. “Duhet të theksohet se emailat që lidhen me këtë domen janë përdorur më shumë për problemet botërore sesa për çështjet e brendshme”, njofton WikiLeaks në faqen e saj zyrtare, transmeton Koha.net.

WikiLeaks ka njoftuar se emailat i ka siguruar një javë para se të ndodhte tentim grusht shteti i së premtes në Turqi.

“WikiLeaks ka vazhduar me publikimin si kundërpërgjigje për spastrimin e qeverisë pas tentim grusht shtetit”, ka shtuar organizata e publikimit të sekreteve.

“Ne kemi verifikuar materialet dhe burimet, të cilat nuk lidhen, në asnjë mënyrë, me elementet prapa tentim grusht shtetit, ose partive rivale”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura