“VV e LDK koalicion”- Rexhep Qosja flet për sfidat e qeverisë së re e çështjen me Serbinë: Të mendojmë dhe për shkëmbimin e territoreve

Oct 8, 2019 | 20:05
SHPËRNDAJE

Akademiku Rexehep Qosja, ndërsa foli për zgjedhjet në Kosovë, tha se parashikon një koalicion mes Vetëvendosjes dhe Lëvizjes Demokratike të Kosovës që do të ketë si kryeministër Albin Kurtin.

Në një lidhje telefonike për “News24”, Qosja foli edhe për sfidat e qeverisë së re, ndërsa përmendi luftën kundër nepotizmin dhe investimet në arsim.

rexhepqosja

Pushtetarët e deritanishëm në Kosovë të cilët nuk mund të quhen qeverisës por pushtetarë, kanë keqpërdorur që t’i vënë shtetit të Kosovës themelet e një shteti të shëndoshë. për shkak se ka ndodhur kjo populli votoi për ndryshim të kësaj gjendje që ndryshon kriza e vlerave. Në këto zgjedhje iu dha vota e popullit, populli zgjodhi VV si parti të parë dhe LDK si parti të dytë, që para zgjedhjeve kanë folur për krijimin e një koalicioni dhe tani premtojnë një qeveri me në krye kreun e VV Albin Kurtin.
Sfidat e kësaj qeverie janë të mëdha. 

Kjo qeveri duhet të krijojë shtetin e së drejtës, kjo qeveri duhet të sigurojë që në Kosovë të sundojë ligji. Kjo qeveri ka një varg detyrash të mendësisë praktike. Ka për detyrë të bëjë beteja juridike kundër dy këqijave të mëdha, korrupsioni dhe nepotizmi. Në Kosovë nuk ka ndodhur që prej se është liruar prej pushtimit të ndëshkohet një nga milionerët politikë. Në Kosovë zotëron pseudokultura e mosndëshkimit të fajtorëve të lartë politikë“, tha Qosja.

I pyetur në lidhje me zgjidhjen e problemeve me Serbisë, Qosja tha se duhet menduar edhe ideja e shkëmbit të territoreve, ndërsa kundërshtareve të kësaj ideje i kujtoi arritjen e marrëveshjes për kufirin mes  Kosovës dhe Malit të Zi.

A do të jetë axhenda e VV në përputhje me axhendën në Washington apo Berlin?

SHBA-të kanë caktuar përfaqësuesin e tyre i cili do të jetë pjesëmarrës në këto bisedime mes palës shqiptare dhe asaj serbe. Tani a do merren parasysh ato që mund të kërkohen nga BE dhe SHBA që do të propozohen prej qeverisë së Kosovës nuk e di por unë di një gjë prej krizës lindore, çështjet mes shteteve Ballkanike, jo të gjitha të herët por në pjesën më të madhe të rasteve janë zgjidhur si kanë kërkuar fuqitë e mëdha. A do të ndodhë kjo mes Kosovës e Serbisë? Do ta shohim. Propozimet e SHBA dhe BE-së për zgjidhjen e problemeve duhet të shihen me kujdes të madh. SHBA-të janë shtetet me rëndësi të madhe për gjendjen e shtetit. Duhet të kemi parasysh përkushtimin e tyre ndaj Kosovës.

Do të jetë e lehtë apo e vështirë për Albin Kurtin për të përballuar presionin e ndërkombëtarëve?

Nuk e dimë ende se çfarë karakteri do të jetë ajo trysni e ndërkombëtarëve. Mund të supozojmë se mund të kërkojnë një shkëmbim territoresh, një pjesë të veriut me Luginën e Preshevës, këtë sa territor do ta caktonin ekspertët por në qoftë se ne duam që çështja e Kosovës, mosmarrëveshja e Serbisë me Kosovën, kjo çështje të zgjidhet historikisht ne duhet të mendojmë dhe për këtë mundësinë e shkëmbimeve të territoreve. E di se ky mendim ka shumë pak përkrahës. U pajtuan mes kufirit me Malin e Zi, ku Kosova i dhuroi Malit të Zi afro 9 mijë ha tokë pse këta burra e trajtojnë si ide antikombëtare idenë e shkëmbimit të territoreve? Sidoqoftë të shohim se çfarë do të propozojnë SHBA-të dhe BE.

Kemi një problem tani, krijimin e kësaj qeverie. Një ngjarje që ndodhi sot nuk lejon bindjen se kjo qeveri do të krijohet lehtë. Disa parti kërkuan rinumërimin e votave. Ato tre parti, LDK që i ka kërkuar, PDK dhe Nisma+AKR pse tash pa marrë fund plotësisht numërimi i votave, pse tash kur rezultati përfundimtar nuk dihet ende, pse e kërkuan tani? Mos e kërkuan për të shtyrë krijimin e qeverisë re. Kjo ishte një kërkesë dëshpëruese jo vetëm për ata që përkrahin VV por për gjendjen politike në përgjithësi. Është koha e fundit të merremi vesh mes veti. Duke pasur parasysh interesat e popullit, interesat e shtetit, interesat e Kosovës, interesat e kombit shqiptar në përgjithësi.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura