Vuri veton kundër negociatave, Franca tjetër skenar për Ballkanin. Çfarë propozon Parisi? Një ofertë e tillë “elegante” iu bë edhe Turqisë

Oct 24, 2019 | 17:13
SHPËRNDAJE

Franca fillon konsultime diplomatike jozyrtare për të ofruar partneritet të veçantë dhe të privilegjuar për disa nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

346865085db1624181bb5034495219_v4big

Lajmi bëhet i ditur nga mediat serbe, sipas të cilave, ky partneritet i privilegjuar do të ishte zëvendësues për një anëtarësim të plotë.

Sipas propozimit, mbështetja financiare, rregulla speciale për qasje në tregjet evropiane dhe përfitime të tjera do t’u ofrohen vendeve të Ballkanit Perëndimor në këmbim të një “tërheqjeje të heshtur” të anëtarësimit të plotë.

Sipas gazetës “Nezavisne”, Franca gjendet nën presion nga partnerët e saj evropian që të heqë dorë nga qëndrimi kokëfortë në samitin e ardhshëm evropian, atë të marsit 2020 dhe të lejojë që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të fillojnë negociatat dhe më pas të zgjidhin çdo problem të mbetur në periudhën e negociatave të pranimit.

Kjo është arsyeja pse zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut janë caktuar për në prill për të parë nëse BE do të aprovojë vazhdimin e procesit të para-pranimit në mars.

Çështja e Bosnje-Hercegovinës gjithashtu duhet të diskutohet në Samitin e Marsit, me kusht që qeveria të formohet deri dhe të ndërmerren hapa konkretë për zbatimin e rekomandimeve të Komisionit Evropian.

Gazeta kujtoi gjithashtu se Gjermania i kishte ofruar një propozim të ngjashëm Turqisë dhjetë vjet më parë, duke i premtuar asaj një “partneritet të privilegjuar” në vend të anëtarësimit, por edhe në atë kohë, ajo u pa si një mënyrë elegante e heqjes dorë nga pranimi i Turqisë në BE.

Përkatësisht, media evropiane kritikon ashpër Francën, duke e akuzuar atë se e shtyn Ballkanin Perëndimor në duart e Rusisë, Turqisë dhe Kinës, duke hequr dorë nga axhenda e zgjerimit të BE-së.

/S.Ll/ Panorama/

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura