“Vunë armën tek fëmija 11-muajshe dhe mbytën me pantallona 20-vjeçaren”/ Zbardhet dëshmia e burrit për krimin në Greqi. Ja sa është shpërblimi për kapjen e autorëve

May 12, 2021 | 12:28
SHPËRNDAJE

Burri i 20-vjeçares me shtetësi britanike, që mbeti e vrarë dje pas grabitjes që bërë nga disa persona të maskuar foli për makthin që përjetoi familja e tij, ku u kërkoi hajdutëve të mos e lëndonin.

333

Charalambos Anagnostopoulos, 33-vjeçari që punonte si pilot helikopteri, ishte duke fjetur me gruan Caroline Crouch, një studente 20-vjeçare dhe me vajzën e tyre 11-muajshe kur një disa persona të maskuar hynë në banesë rreth orës 5 të mëngjesit.

Anagnostopulos i tha policisë se grabitësit ishin të maskuar dhe armatosur me pistoleta. Ata në fillim lidhën burrin në dysheme dhe më pas lidhën Caroline-n në shtrat, ku filluan të kërkonin paratë.

33-vjeçari u shpreh përpara forcave blu se kishte një shumë të madhe parash në shtëpi sepse ata kishin blerë kohët e fundit një tokë dhe duhej të paguanin punëtorët për punimet që po bënin.

Për të ndaluar torturën që po i bënin gruas së tij, 33-vjeçari u tregoi hajdutëve vendin ku ishin fshehur paratë .

Por hajdutët kërkuan më shumë para dhe bizhuteri, më pas ata kërcënuan familjen greke duke i vendosur armën vajzës së tyre të mitur.

Sipas 33-vjeçarit, grabitësit mbytën 20-vjeçare me një palë pantallona, ndërkohë ajo bërtiste për ndihmë.

“Kam dëgjuar gruan time që bërtiste për ndihmë të lidhur në shtrat ndërsa unë isha i lidhur në dysheme. Foshnja po qante, gruaja ime po thërriste për ndihmë, ndërsa disa njerëz po kërkonin shtëpinë për të gjetur më shumë para dhe bizhuteri. Papritmas ata u larguan nga dhoma dhe unë nuk mund ta dëgjoja më zërin e gruas sime”- tha ai.

Shpërblimi për kapjen e autorëve

Polica greke ka vënë në dispozicion një shumë prej 300,000 euro, si shpërblim për arrestimin e autorëve që vranë barbarisht 20-vjeçaren.

Hetimet është ndarë në disa pista pasi oficerët e policisë që merren me çështjen kanë arritur në përfundimin se autorët e dinin se familja po mbante një sasi të madhe në shtëpinë e tyre pas një blerje të një toke së fundmi.

Një krim makabër

Rezidenti i Shoqërisë së Mjekësisë Ligjore, Grigoris Leon , e përshkroi krimin si të neveritshëm, duke vënë në dukje se autorët ishin të vendosur të vrisnin këdo që reagonte ndaj tyre dhe vrau së pari qenin që leh dhe më pas nënën 20-vjeçare që filloi të bërtiste dhe qarë nga kërcënimet.

Avokati i familjes së viktimës, Spyros Dimitriou, vuri në dukje se kjo nuk është një krim i paprecedent pasi që shumë incidente të ngjashme kanë ndodhur vitet e fundit, ndërsa ai shprehu bindjen se autorët mund të arrestohen sepse kanë lënë prova që policia mund t’i përdorë për zbulimin dhe kapjen e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura