“Vulosen” titullarët, mungesa e Allës dhe Shametit sjell rokadë në mbrojtje

Feb 14, 2018 | 11:01
SHPËRNDAJE

Peter Pakult do kualifikimin dhe për t’ia dalë ka marrë që të gjitha masat. Gjatë stërvitjes së fundit, ai ka provuar disa skema, pasi mungesat e Shametit e Allës kanë vënë në vështirësi.

27867442_1361689300643080_6959054753979322680_n

Duke mos pasur të dy qendërmbrojtësit, trajneri i detyruar ka bërë rokadë.

Kështu Musolli do të zhvendoset në qendër, ashtu si dhe në dy takimet e fundit, ndërsa Hoxha do të zërë vendin e kapitenit. Në portë pritet ta nisë nga minuta e parë gardiani Koliçi, sakaq mbrojtja kompletohet me Zderiç dhe Rrumbullakun në krahë.

yhj

Mesfusha do të përbëhet nga Ethemi në të djathtë, në qendër Shkodra e Dzaria, në të majtë Kale ka prioritet, por kandidat është edhe Imami. Sulmi do të përbëhet nga Bakaj e Guri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura