Vulin: Thaçi mund të “prishë” vizitën e Vuçiç në Shqipëri

May 27, 2015 | 10:43
SHPËRNDAJE

Ministri i Punës në Serbi dhe ish-i ngarkuari me punë i Serbisë në Kosovë, Aleksandër Vulin tha për televizionin serb B92 se Hashim Thaçi po kërkon që të prishë vizitën e Vuçiçit në Shqipëri.

Ministri i Punës në Serbi, Aleksandër Vulin

Ditën e djeshme, Thaçi foli për një padi për gjenocid ndaj Serbisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për Vulinin, koha e bërjes publike të kësaj padie nuk është e rastësishme.

“Ne e dimë shumë mirë se si bën politikë Prishtina. Ka një paralelizëm mes dronit në Beograd dhe politikës së Kosovës. Thaçi kërkon që ta vështirësojë më shumë vizitën e sotme të Vuçiç në Tiranë. Gjithashtu ai kërkon që të vështirësohet edhe dialogu Prishtinë-Beograd në Bruksel”, tha Vulin. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura