Vulin: Nuk e lejojmë reduktimin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë

Feb 8, 2018 | 17:57
SHPËRNDAJE

Ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin ka thënë se një nga gabimet më të mëdha të diplomacisë dhe autoriteteve serbe është bërë gjatë kohës së Boris Tadiqit dhe Vuk Jeremiqit, pasi këta të fundit kanë futur EULEX-in në Kosovë dhe kanë larguar UNMIK-un.

auto_auto_aleksander-vulin15005390871518102436

Vulin ka theksuar se Serbia nuk do të lejojë reduktim të UNMIK-ut në pasi për sa kohë që ky mision qëndron në Kosovë pa marrë parasysh sesa i dobët është pas ardhjes së EULEX-it, është duke punuar në mënyrë efektive, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ende ka shpresë për Kosovën për shkak se rezoluta 1244 thekson se ‘territori i Kosovës’ është nën administrimin e përkohshëm të OKB-së.

“Pra statusi ende nuk është zgjidhur dhe për sa kohë të jetë kështu ende ka shpresë”.
Po ashtu, Vulin ka shtuar se duhet ta ndalin krijimin e një ‘Shqipërie të madhe’ duke përmendur deklaratat e fundit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, se ‘Shqipëria e madhe do të vijë deri në Nish’.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura