Vuçiç uron Biden për fitoren: Shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin me ju ashtu sikurse e kemi pasur me…

Nov 8, 2020 | 15:40
SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara Joe Biden, duke thënë se shpreson që do të vazhdojë bashkëpunimin ashtu sikurse me Donald Trump.

vucic

“Ju uroj urtësi dhe vendosmëri për t’u përballur me sfidat ekzistuese në të mirë të SHBA-së dhe gjithë botës. Shpresoj se do të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me ju ashtu sikurse e kemi pasur me Donald Trumpin, për të cilin jam shumë mirënjohës”, ka thënë Vuçiç përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Një javë më parë, teksa ka folur për diskutimet rreth njohjes së ndërsjellë mes Kosovë dhe Serbisë, Vuçiç ka thënë se në kontekstin e Kosovës, për Serbinë janë të rëndësishme zgjedhjet e ardhshme në Shtetet e Bashkuara.

“Joe Biden është i preferuari i tyre, nuk është sekret. Unë personalisht kam marrëdhënie korrekte me të, por ajo politikë nuk ishte në favor të Serbisë. Sa i përket fitores eventuale të zotit Donald Trump, e cila është e vështirë por jo e pamundur, atëherë do të ishte diçka më e lehtë për Serbinë ”, ka thënë mes tjerash ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura