Vuçiç tregon se ç’do të bëjë si President: Kosovën s’do ta njoh, por…

May 30, 2017 | 9:34
SHPËRNDAJE

Presidenti i zgjedhur i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë në momentet e para që do të futet në zyrën e Presidentit e ka ndërmend ta ngrisë çështjen e Kosovës.

1

“Unë do të betohem në Kushtetutë, prandaj s’kam të drejtë të heqë dorë nga Kosova, por ne duhet ta hapim këtë çështje”, tha Vuçiq, kur u pyet nga lideri i liberalëve, Cedomir Jovanoviq, nëse si president i shtetit do të heqë dorë nga e gjithë perspektiva europiane e Serbisë, kur vjen puna te Kosova.

“Unë nuk do ta njoh Kosovën, s’është politikë e imja kjo, por jam kati të bisedoj dhe ta pranoj faktin se në vendin tonë jetojmë me shumë legjenda e mite”, pohoi Vuçiq.

Kryeministri në largim i Serbisë ka thënë se në marrëveshjen e Brukselit ai kishte marrë vendim që të gjithë policët në Veri të Kosovës të jenë të kombësisë serbe, shkruan Pink.rs

Në një reagim ndaj ish-presidentit të Serbisë, Boris Tadiq, Vuçiq ka thënë se ai nuk merrte vendime të rëndësishme për Kosovën, derisa qeveria e tij ka bërë marrëveshje që asnjë polic i kombësisë shqiptare të mos shkelë në Veri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura