Vuçiç takohet sot me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova

Oct 6, 2017 | 7:38
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pritet që sot të zhvillojë një takim me përfaqësuesit e serbëve nga Kosova.

vucic

Indeksonline mëson se pjesë e këtij takimi do të jenë kandidatët për kryetarë komunash nga radhët e komunitetit serb.

“Po, sot me presidentin Vuçiq do të jenë përfaqësuesit e serbëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale në Kosovë”, ka thënë ky burim.

Sipas tij, asnjë përfaqësues i deputetëve të Listës Srpska s’do të jetë në takimin e caktuar për ora 13.00, në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura