Vucic s’përgjigjet nëse është me Rusinë apo Amerikën, kujton sulmet mbi Serbinë

Apr 14, 2018 | 15:34
SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përgjigjur me diplomaci kur u pyet për sulmet ajrore në Siri. Ai tha se veprimet e tilla janë kujtime të dhimbshme për Serbinë.

“Për të gjithë ne që jemi më të vjetër se 18 apo 19 vjet, kjo është një kujtesë e dhimbshme nëpër të cilën kemi kaluar”, tha Vuçiq, transmeton lajmi.netserbia-the-coronation-of-the-new-president_1523712768-5604467

Ai nuk pranoi të flas se a qëndrojnë në anën e Amerikës apo të Rusisë. “Ne jemi vend i vogël dhe si të tillë nuk duhet të ndërhyjmë”, tha Vuçiq.

Sulmet në Siri nisën në orët e para të mëngjesit, pas përdorimit të armëve kimike.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura