Vuçiç: Shqiptarët, popull në zgjerim. Duam marrëdhënie të mira. Droni? Unë dhe Rama e dimë kush e bëri

May 25, 2015 | 21:36
SHPËRNDAJE

Kryeministri i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar sot se vendi i tij është i interesuar për marrëdhënie të mira në rajon, përfshirë Shqipërinë, duke shtuar se ‘Shqipëria dhe shqiptarët janë një popull në zgjerim’ 

Vucic

Në një intervistë për B92, Vucic ka thënë: “ne duhet të kujdesemi për marrëdhënie të mira në rajon”. Sa për Shqipërinë e Madhe dhe incidentin me dron në ndeshjen e futbollit në Beograd, ai tha: “Ne e dimë dhe autoritetet e di se çfarë ka ndodhur, ajo ishte pa dyshim e organizuar politikisht. Të dy Edi Rama dhe unë e di se kush e bëri atë.”. 

Vucic theksoi me tej se hapja e kapitujve të parë të neogciatave me BE-në për anëtarësim të Serbisë në BE varet ekskluzivisht nga mbarëvajtja e dialogut të Kosovës me Serbinë. 

Duket se Serbia përkundër faktit që negociatat me Kosovën i ka rrugë të domosdoshme për anëtarësim me BE-në, megjithatë nuk ka treguar ndonjë përkushtim të madh në zbatimin e marrëveshjeve që deri tash janë arritur në Bruksel, transmeton Indeksonline.

“Kam dëgjuar politikanë që thonë se hapja e kapitujve për anëtarësim varet nga plan-aksionet për kapitujt 23 dhe 24. Më duhet të them se këta njerëz nuk e kanë idenë se çfarë flasin. Kjo çështje varet nga Asociacioni i Komunave Serbe, energjia dhe telekomunikimi, aty për aty, nga dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit. Nuk ka tjetër kusht”, ka thënë Vuçic.

I pyetur se kur do të mbahet një raund i bisedimeve dedikuar komunave serbe në Kosovë, Vuçic ka thënë se është kërkuar që ky proces të fillojë në javën e parë të korrikut, por meqë ato ditë kryeministri Aleksandër Vuçiq do të vizitojë SHBA-të, ai ka thënë se do të përpiqet që ta kryej vizitën e tij sa më shpejtë atje.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura