Vuçiç: Optimist për vizitën në Tiranë, por nuk do heq dorë nga interesat kombëtare

May 21, 2015 | 20:14
SHPËRNDAJE

Kryeministrir i Serbise Aleksander Vucic ka thene se eshte optimist përpara udhëtimit të tij në 27 Maj në Shqipëri. Siç raporton “B92”, Vuçiç tha se do te vije ne Tirane “për të ndërtuar marrëdhënie të mira, për shkak se Serbia është e njohur si një shtyllë stabiliteti”.

Aleksander Vuçiç

Duke vënë në dukje se vizita e tij do të jete e para e një kryeministri serb në histori, ai tha se, përveç krijimit te marrëdhënieve më të mira, ai dëshiron të flas për “çdo gjë që është duke na ndare”, dhe beson se kjo mund të vije “në mënyrë që këto dallime te mos jenë më aq të mëdha.”

Vucic tha se “Serbia dëshiron të nxjerrë në pah perspektivën e saj evropiane dhe t’i uroje fat Shqipërisë në rrugën drejt Evropës,” teksa theksoi se Serbia “nuk do të heqë dorë nga interesat kombëtare dhe shtetërore, ashtu siç Shqipëria nuk doe beje”,- tha ai.

Duke vënë në dukje se Shqipëria, pas Luftës së Dytë Botërore ishte një vend i mbyllur, Vucic vërejti se “Serbia ishte pak e mbyllur në tridhjetë vitet e fundit”, e për këtë arsye, thotë ai, është “shumë e rëndësishme për të hapur investimet e biznesmenëve shqiptar në Serbi, por edhe nga investitorët tanë në atë vend”, raporton “B92”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura