UPDATE/ Kryeministri serb Vucic tha disa orë pasi informoi publikun se nuk do të udhëtonte uar për të parë ndeshjen Shqipëri – Serbi në Elbasan, se ky vendim nuk është bërë në bazë të vlerësimeve për sigurinë e tij atje. Ne nje konference per shtyp me zyrtarin britanik, Vucic sqaroi:
“Futbollistët tanë duan të fitojnë në Elbasan, dhe unë nuk shkoj atje, sepse unë nuk kam marrë ndonjë garanci se stadiumi do të ketë njerëzit për të cilët unë kam folur. Unë nuk jam duke folur në lidhje me vlerësimet e sigurisë, sepse ajo nuk më intereson. Unë besoj se vajtja ime atje, do ta poshtëronte Serbinë, dhe në deklaratën që kam dërguar për këtë rast, kam shkruar gjithçka që unë mendoj”,- ka thënë kryeministri i Serbisë, duke shtuar se ai nuk ka frikë nga asnjë në Tiranë.
Vuçiç, letër sqaruese: Pas telefonatave me Ramën, ja pse s’vij
Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic ka konfirmuar zyrtarisht se nuk do të jetë i pranishëm në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër përballjen Serbi-Shqipëri.
“Blic” raporton sot se Vucic ka sqaruar me një letër pse vendosi të mos vijë ne Shqipëri.
“Në përputhje me rrethanat, dhe për shkak të politizimit të jashtëzakonshëm të një ngjarje sportive, pas disa bisedave telefonike me kryeministrin Rama, kam vendosur të mos udhëtoj në Elbasan.
Si Kryeministër i Republikës së Serbisë dënoj fuqishëm sulmin e huliganëve për lojtarët tanë dhe bëj thirrje autoriteteve shqiptare dhe të gjithë qytetarëve të Serbisë, të cilët janë të pranishëm në këtë ngjarje sportive, për të siguruar sigurinë e plotë përpara, gjatë dhe pas kryerjes së ndeshjes”- thuhet ne letren e Vucic.
Vucic në leter vlereson marredheniet dhe punen qe eshte bere per permiresimin e tyre.
“Serbia dhe Shqipëria kane punuar për mirëkuptimin reciprok dhe krijimin e kontakteve të rregullta që kontribuojnë për një bashkëpunim më të mirë politik dhe ekonomik mes dy vendeve, pas dekadash heshtjeje dhe armiqësie te ngrirë. Ne kemi filluar të flasim për projekte të mëdha dhe të rëndësishme, të tilla si ndërtimi i autostradës Nish-Durrës dhe Beograd-Podgoricë-Tiranë-Shkodër. Unë e di mirë se është ende më e lehtë dhe më popullore për të ngritur tensionet, sepse është gjithmonë e lehtë për të zgjedhur rrugën e rezistencës më pak dhe për të lidhur veten me urrejtje ne vend të perceptimit racional të së ardhmes. Megjithatë, unë besoj se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, si dhe udhëheqja e Serbisë, permes shkëmbimit të studentëve më të mirë, i dërgojme një mesazh të rëndësishëm jo vetëm për popullin tonë, por edhe në të gjithë botën, që duken serioz dhe të përgjegjshëm në të ardhmen e rajonit”- thuhet ne leter.
Dje agjencia Tanjug raportonte për një takim që Vuçiç ka të planifikuar me një zyrtar britanik, pas të cilit ma shumë gjasë që ai te mos jetë i pranishëm në sfidën e dy komëtareve. ‘Vuçiç nesër do të takohet me zyrtarin britanik Philip Hammond, me të cilin pas takimit ka edhe një konferencë shtypi”- shkruan agjencia.
Vuçiç mori ftesën zyrtare nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al