Vuçiç në SHBA, detaje nga takimi me të dërguarin e Trump: Mund të takohem me Thaçin e Kurtin, por …

Mar 2, 2020 | 8:04
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçië ka ripërsëritur qëndrimin e tij për taksën. Ai po qëndron për një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku eshte takuar me të dërguarin të posaçëm të SHBA-së, për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.vucic-600x360

Pas këtij takimi, Vuçic ka deklaruar se Palmer por edhe Richard Grenell, i dërguari i Posaçëm e presidentit Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, kanë theksuar rëndësinë e heqjes së tarifës prej 100 për qind për mallrat serbe dhe kanë treguar rëndësinë e heqjes së saj, pasi që siç u shpreh Vuçiq, nëse hiqet taksa, me Kosovën mund të diskutohen çështje të rëndësishme thelbësore, transmeton lajmi.net.

Vuçi iu tha gazetarëve në Uashington se, ai ishte mirënjohës se sikurse Grenell ashtu edhe Palmer, janë shprehur insistues që Kosovë të heq tarifën si dhe kanë kundërshtuar idenë e Albin Kurtit.

“Ata mendojnë se është e rëndësishme që të hiqet tarifa në mënyrë që të mund të diskutojmë çështje të rëndësishme, thelbësore. Nuk është problem për mua të takoj Thaçin dhe Kurtin në ndonjë panel, por nuk do të ketë diskutime për çështje thelbësore dhe për statusin derisa të hiqen tarifat”, deklaroi Vuçiç, i cili theksoi se këto fjalë ia ka thënë edhe Palmerit.

Ai po ashtu citohet të ketë thënë se, “përndryshe, me Kosovën vetëm çështje teknike mund të diskutojmë”.

Vuçiq, po ashtu ka folur edhe rreth një takimi të mundshëm ditën e nesërme me Thaçin, por i pari i Serbisë, ka thënë se nuk e di nëse mund të ketë një takim të tillë.

“Unë nuk kam asgjë kundër takimit, por unë jam duke pritur për rezultatin e tarifës. Nëse do të takohemi diku nuk e kam problem, por nuk do të ketë negociata të vërteta për ndonjë çështje statusi”, theksoi Vuçiq, duke kujtuar se ai gjithashtu u takua me Thaçin dhe Kurtin në Munih.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura