Vuçiç e pranon përballë Merkelit: Jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës. Ja mesazhi i kancelares gjermane

Sep 13, 2021 | 20:38
SHPËRNDAJE

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç dhe kancelarja gjermane Angela Merkel patën një takim “kokë më kokë”, ku tema të diskutimit ishin marrëdhëniet dypalëshe, çështjet politike dhe ekonomike dhe perspektiva evropiane e Serbisë.

vucic

Gjatë konferencës së përbashkët për mediat Angela Merkel tha se shpreson që do të ketë përparim në fazën e re të dialogut Kosovë – Serbi. “Kosova nuk do të zhduket nga agjenda dhe se disa çështje zgjidhen fare në fund procesit”, u shpreh ajo.

“Jo të gjithë anëtarët e BE-së e kanë njohur Kosovën. Unë kisha një qasje pragmatike”, tha kancelarja në konferencën e përbashkët me Vuçiçin.

“Nuk ka kuptim të flasim për përfundimin e një procesi para zgjidhjes së problemeve të tjera. Kjo çështje nuk do të zhduket, duhet të zgjidhet. Por unë jam për një rrugë ku të gjitha çështjet e tjera zgjidhen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës”, u shpreh kancelarja.

Ndërkohë, Vuçiç tha se: “Nëse pyetja është se a jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, atëherë absolutisht është e qartë kjo”.

Vizita e Merkelit në Ballkan është ndër të fundit si kancelarë gjermane. Ajo nesër do të vizitojë Tiranën ku do të takohet me kryeministrin Rama dhe liderë të tjerë të rajonit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura