Vuçiç ndërron mendje: Do të marrë pjesë në Samitin e BE-së në Tiranë, do të ishte turp nëse s’do shkoja

Dec 5, 2022 | 15:41
SHPËRNDAJE

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka konfirmuar ditën e sotme pjesëmarrjen e tij në Samitin e BE-së në Tiranë.

vucic

Lajmin e bënë të ditur mediat serbe, të cilat cituan atë të ketë thënë se po e bën këtë në interes të qytetarëve serbë.

“Do të ishte turp nëse s’do të merrja pjesë. Do të shkojë në Samit dhe do të lufton për interesat e qytetarëve të Serbisë. Aty ka gjëra të mira për qytetarët tanë, do të kemi diskutime të mira për këtë dhe për shkak të 165 milionëve eurove që do të marrim për energjinë. Është e vështirë për mua kur është fjala për Kosovën të kuptoj gjuhën e të dy palëve dhe nuk kemi bërë asgjë në të njëjtën kohë, më ka shkaktuar zemërim, inat dhe shpresoj të mos jenë të inatosu”, citohet të ketë thënë Vuçiç.

Kujtojmë se katër ditë më parë Aleksandër Vuçiç anuloi vizitën e tij në Samit, për shkak të mosmarrëveshjeve me Kosovën lidhur me emërimet e reja në Veri, pas tërheqjes së Listës Serbe nga Institucionet e Kosovës. Vuçiç akuzoi BE-në për “qëndrime të buta” ndaj vendimeve të Kurtit dhe kjo ishte sipas tij arsyeja përse do të bojkotonte Samitin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura