“Vuçiç mund të shkojë edhe në Hënë, por…”- Rama flet për qëndrimin e Presidentit të Serbisë: Në fund do ulet me ne! S’është koha të bëjmë të fortin në FB apo sikur po shpëtojmë vendin nga agjentët dhe…

Jul 3, 2020 | 12:31
SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, lidhur me thëniet e tij se do negociojë me Perëndimin dhe jo me shqiptarët.

Për kreun e Qeverisë shqiptare, Vuçic nuk ka asnjë shans që të negociojë në Perëndim për shqiptarët.

Por për Ramën, problemi qëndron tek faktori shqiptar që sipas tij sa herë kërkohet që të jetë i unifikohet, nuk arrin të behet bashkë.

Kryeministri tha se nëse faktoi politik në Kosovë dhe në Shqipëri behet bashkë, atëherë sipas tij Aleksandër Vuçiç mund të shkojë edhe në “hënë”, por në fund tha Rama do ulët në tryezë me ‘ne’.

“Presidenti Vuçiç është Presidenti i Serbisë dhe ai mbron interesat e Serbisë dhe mund të thotë se nuk negocioj me shqiptarët, por me Perëndimin, por nuk ka shans që të negociojë me Perëndimin për shqiptarët. Ama ajo që lexoj në këto rreshta që dëgjova prej jush, s’ka më kohë për të bërë sikur, por është fatkeqësia që na ka ndjekur në historinë tonë, kur na është dashur të jemi një dhe të jemi të bashkuar kur duhet të negociojmë me të tjerët.

Por, nëse ne jemi një, Presidenti i Serbisë mund të shkojë në Perëndim apo në Hënë, por në fund do të vij të ulet me ne, pra me Qeverinë e shtetit sovran të Kosovës, që e njeh apo se njeh ai, do ulet me ne. Dhe ne Tiranë do mbështesim çdo përpjekje të qeverisë së Kosovës”, tha kryeministri Rama.

Kryeministri ka vijuar më tej, duke thënë se barrikadimi është në dëmin e Shqipërisë dhe jo të Serbisë. Ai ka thumbuar indirekt dhe kundërshtarët, teksa tha se nuk është koha të bëjmë të fortin në Facebook apo të bëjmë flamurmbajtësin që po shpëton vendin nga tradhtarët apo agjentet.

“Barrikadimi është në dëmin tonë, jo në dëm të Serbisë, përballimi sy më sy me mjetet e paqes është sfida jonë. Fiton kush është më i mençur dhe kush arrin të tregojë forcën e mendjes dhe të largpamësisë në paqe. Nuk fiton kush bën të fortin më Facebook dhe me deklarata përçarëse, duke shfrytëzuar emocionet dhe konjukturave të ndryshme për t’u dukur para popullit si flamurmbajtës i madh, që po shpëton vendin nga tradhtaret dhe agjentët”, theksoi Rama.

QËNDRIMI I KOSOVËS

Ndërkohë që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti tha se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është për njohje reciproke, ndërkohë që u shpreh se nuk ka garë mes SHBA dhe BE për të udhëhequr këtë proces.

“Dialogu zhvillohet mes Kosovës dhe Serbisë, tash po dialogojme për njohje reciproke. Dialog mes Kosovës dhe Serbisë i mbështetur nga BE dhe SHBA, kam dëgjuar që ka një konkurrencë mes SHBA dhe BE në këtë proces, por unë e shoh rolin e SHBA-ve dhe BE-së, si komplementare në këtë proces”, tha Hoti./ Panorama.al

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura