Vuçiç mban fjalim në Kuvendin serb dhe jep mesazhin: Derisa të jem unë nuk do njohim pavarësinë e Kosovës! S’do heq dorë nga lufta…

Sep 13, 2022 | 12:09
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç ka mbajtur një fjalim në Kuvendin serb dhe ka dhënë mesazhin e qartë se sa kohë të jetë ai pavarësia e Kosovës nuk do të njihet.

vucic

“Derisa unë të kem ndikim, Serbia nuk do ta njohë as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”, tha presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

“Unë nuk do të heq dorë nga lufta ime legjitime për interesat shtetërore dhe kombëtare, si dhe për respektimin e së drejtës ndërkombëtare”, tha ai, raporton Radio Evropa e Lire.

Vuçiç i bëri komentet në seancën e parë të legjislaturës së re të Kuvendit të Serbisë, ku në rend dite është procesi i negociatave midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.

Kosova dhe Serbia kanë nisur dialogun për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011. Palët kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura