“Marsi i vitit të ardhshëm është koha e duhur për propozimin tonë për Kosovën”, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiç.
“Do të jetë një zgjidhje që do të kërkojë kompromise të dhimbshme nga të dyja palët si edhe një zgjidhje që do të sulmohet nga të gjitha anët”, i tha Vuçiç gazetës “Veçernje novosti” në një intervistë të botuar me rastin e 64-vjetorit të krijimit të saj.
Kur u pyet nëse Serbia kishte apo jo mundësinë për të negociuar një ndarje të Kosovës, Vuçiç tha se çdo propozim aktual i tij do të interpretohej si përpjekje për të diktuar një zgjidhje.
“Unë dua të dëgjoj edhe se çfarë mendojnë njerëzit për këtë. Ne nuk jemi vetëm në këtë dialog. SHBA, Rusia, Kina dhe Bashkimi Evropian kanë fjalën e tyre. Edhe shqiptarët kanë fjalën e tyre”, theksoi presidenti serb Aleksandar Vuçiç.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al