Vuçiç kërcënon Hashim Thaçin: Do të arrestojmë nëse vjen në Serbi

Apr 18, 2015 | 16:27
SHPËRNDAJE

Më në fund është prononcuar edhe Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vucic rreth vizitës së mundshme të Hashim Thaçit në Beograd. Ai ka thënë se Thaçi do të arrestohet nëse shkon atje pasi ka një fletarrestim për të.

Aleksander Vucic

 Në këtë mënyrë Vucic duket se ka dhënë përgjigjen përfundimtare rreth vizitës së Hashim Thaçit në Beograd , pra Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës nuk do të shkojë në Beograd.

Ai ka paralajmëruar Thaçin, se nëse viziton Beogradin do të arrestohet.

“Ligjet në Serbi ekzistojnë dhe shteti jonë do të veprojë sipas ligjit nëse Thaçi vendos të vijë në Beograd. Askush nga Brukseli nuk ka intervenuar dhe nuk na ka sugjeruar se si të veprojmë në vizitën e mundshme të Thaçi”, tha Vuçic, raporton B92.

I pyetur se si nuk u arrestua ish-kryeministri britanik, Tony Blair, i cili ishte i akuzuar po ashtu nga gjykatat serbe, në kohën kur ai vizitoi Serbinë, Vuçic tha se “Hashim Thaçit nuk i është hequr akuza, dhe shteti ynë do të veprojë sipas ligjeve në fuqi”.

Sipas mediave të Beogradit, mësohet se ka pasur nderhyrje nga Brukseli që Thaçi të pranohet në Serbi në ftesën e një organizatë të rinjsh.

Ndërkohë kryepolici serb Nebojsha Stefanoviq ka deklaruar se Thaçi do të arrestohet nëse vjen në Serbi,ndërsa homologu i Thaçit Ivica Daçic e quan të panevojshme këtë vizitë të paralajmëruar. /Zeri/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura