Vuçiç flet për intervistimin e Thaçit dhe tregon cila do të jetë tema e parë e dialogut me Hotin

Jul 15, 2020 | 17:07
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, një ditë para udhëtimit në Bruksel, ka folur për intervistimin që po i bëhet presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, në Bruksel dhe për temat që do t’i bisedojë me Hotin në takimin e nesërm.

vucici-600x360

Kreu i shtetit serb ka thënë se tashmë tema e intervistimit të Hashim Thaçit është mbi të gjitha diskutimet dhe se çështja e dialogut është vetëm një çështje zyrtare dhe burokratike.

“Marrja një pyetje e Hashim Thaçit në Hagë është mbi gjithçka, dhe kjo është tema e vetme në Prishtinë, dialogu për ta është vetëm një temë zyrtare, burokratike”, ka thënë Vuçiq, shkruan RTS, transmeton Gazeta Express.

Sa i përket temave që do të diskutohen mes tij dhe Hotit në Bruksel, Vuçiq ka treguar se do të flasin për dy tema kryesore të cilat janë në axhendë, dhe se njëra prej tyre është diskutimi për fatin e personave të pagjetur dhe tema tjetër do të jetë bashkëpunimi ekonomik, qarkullimi i mallrave, kapitalit e shërbimeve.

Përveç tjerash presidenti serb ka përmendur edhe miratimin e Rezolutës për vlerat e luftës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se me veprime të tilla do të jetë shumë e vështirë që të ndërtohet mirëbesim mes Serbisë dhe Kosovës.

Sipas Vuçiqit, me rezoluta të tilla do të arrestohet secili serb që flet keq për UÇK’në.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura