Vuçiç falenderon kombëtaren: Na bëtë krenarë

Oct 9, 2015 | 16:38
SHPËRNDAJE

Aleksandër Vucic, kryeministri serb, i shoqëruar nga Ministri serb i Sportit dhe Rinisë, ka takuar futbollistët e kombëtares së vendit pas fitores 0-2 në Elbasan.
vucic222
“Unë dua t’ju falënderoj, sepse keni qenë serioz, të përgjegjshëm dhe bët lojë të ndershme. Atë që ju kërknit. Ne kërkonim vetëm për të luftuar dhe kjo është ajo që ju keni bërë. Unë e di se ne nuk mund të shkojmë në Kampionatin Evropian, por do të kemi më shumë konkurrencë. Më besoni, unë e di. Nga Kolarova të cilit ia kisha frikën kur merrte topin. Luka Milivojevic, për shembull, e kam pare shumë herë dhe kurrë nuk ka qenë kaq luftarak. Ne jemi krenarë për ju si ju luftuat dhe kënduat himnin. Tani unë ftoj të gjithë të vijnë dhe të na mbështesin kundër Portugalisë”,- tha Vucic.

vucic44444Kryeministri serb shtoi gjithashtu se stadiumi i ri kombëtar do të jetë më i miri në rajon dhe do të ketë një kapacitetet prej 50-60 mijë vende.
sporti

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura