Vuçiç: Do të kërkoj mbështetje nga Macron për “Mini-Shengenin” ballkanik. Ndryshe nga të tjerët, nuk i zhvleftësojë idetë e tij

Nov 10, 2019 | 10:07
SHPËRNDAJE

“Unë pres që të marr mbështetje për projektin “Mini-Shengenin” në takimin e ardhshëm me Emanuel Macron në Paris, por gjithashtu do të dëgjoj për metodologjinë e re të propozuar nga presidenti francez”.

vucic

Kështu deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vucic në RTS këtë mëngjes kur u pyet për takimin me Macron të martën.

“Unë jam mirënjohës për amerikanët që mbështesin këtë projekt, shpresoj se do të marrim edhe mbështetjen e Macron, sepse pa këtë do të jetë e vështirë të marrësh mbështetjen e Evropës”, tha ai.

Vuçiç theksoi se kishte folur hapur me kur u pyet për takimin me Macron të martën.

“Ai ka energji të jashtëzakonshme dhe nëse një pjesë e asaj që ai po fliste mund të realizohej, unë mendoj se do të ishte një lajm i mirë për Serbinë. Dua të dëgjoj prej tij tet-a-tet atë që mendon dhe pastaj mund të bëjmë disa plane për të ardhmen”, tha Vuçiç.

“Unë nuk do ta nënvlerësoja idetë e tij dhe t’i zhvleftësoja ato siç bëjnë të tjerët. Unë dua të flas edhe për këtë iniciativë. Do ta pyes dhe do të kërkoj mbështetje, sepse nëse e kemi, do të krijojmë kushte krejtësisht të reja dhe kjo do të ishte një nga burimet tona të rritjes së përshpejtuar vitet në vazhdim. Mund të mos kemi pasur kurrë biseda më të rëndësishme me Macron “.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura