Vuçiç deklaratë të fortë: Politika për rikthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve ka dështuar

Sep 24, 2018 | 20:38
SHPËRNDAJE

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë sot se politika e tij për rikthimin e Kosovës në tavolinën e bisedimeve është mposhtur.

Në fjalimin e tij të mbajtur gjatë sesionit të Bordit Kryesor të Partisë Progresiste Serbe (SNS), Vuçiq u shpreh se sipas tij politika serbe e përqendruar në ‘shpëtimin’ e shumë gjërave nga Kosova ka dështuar.

vucic-940_1536487942-3896722

“Politika ime që Serbia të mbajë shumë gjëra në Kosovë është mposhtur. Këto politika nuk fituan, sepse Serbia preferon që të qajë mbi disa gjëra të cilat janë humbur, më shumë se sa të luftojnë që të marrin diçka në këmbim të saj. Krejt çka kemi mundur të marrim është hedhur dhe humbur, gjë që cënoi çdo përpjekje për implementimin e kësaj politike”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tutje tha se është i frikësuar se Serbia nuk do të ketë shansë tjetër në këtë drejtim, mirëpo se do të vazhdojë të luftojë pavarësisht kësaj.

“Jam i frikësuar se nuk do të kemi shansë tjetër, mirëpo ne do të vazhdojmë të luftojmë për njerëzit tanë në Kosovë”, ka thënë ndër të tjera Vuçiq, përcjell lajmi.net.

Vuçiq vazhdimisht i ka akuzuar liderët opozitarë në Serbi, se me dërgimin e Pavarësisë së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, është vendosur vula në zarfin e njohjes nga shteti serb./ Ekspres

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura