FOTO/ “Lamtumirë, shoku Putin! Vuçiç kthen energjinë e Serbisë nga SHBA-të”

May 29, 2015 | 16:43
SHPËRNDAJE

UPDATE/ Deklaratat e kryeministrit te Serbise Aleksander Vucic se vendi i tij do të pranojë apelin e SHBA-ve për të reduktuar varësinë nga gazi rus, ka ndikuar mjaft opinionin publik. Gazeta serbe “Blic”, sot ia ka kushtuar faqen e pare kësaj teme. E gjitha fillon me një mbititull ku shkruan “KTHESË: Vuçiç kthen energjinë e Serbisë nga SHBA-të”.

 

Faqja e pare e Gazetes serbe “Blic”,

“Lamtumirë, shoku Putin” është titulli që sot ka “vrarë” syrin e serbëve që lexuan këtë artikull. Aty thuhet se Serbia për herë të parë vendosi që të mos varet nga Rusia në fushën e energjisë. Kjo rrodhi pasi Vuçiç pranoi thirrjen nga SHBA-të që Serbia të bashkohet në gazsjellësin nga Azerbajxhani.

Kthimi i Serbisë kah amerikanet nëpërmes Azerbajxhanit mund të jetë e çuditshme por amerikanët kanë nën menaxhim shumicën e bazeneve të naftës dhe gazit në Azerbajxhan. Kjo ka shtyrë që në vitin 2013, aksionarë nga SHBA-të të bëjnë investime edhe në sektorë tjerë të Azerbajxhanit deri në 880 milion dollarë.

Nga ana tjetër zyrtarë nga Rusia kanë lëshuar deklarata në këtë llogari duke thënë se Serbia nuk ka asnjë alternativë tjetër dhe do të vazhdoj ende të blej gazin rus, transmeton “Ekspress”. 

DJE/ Vuçiç dëgjon SHBA-në: Do të reduktojmë varësinë nga gazi rus

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se vendi i tij do të pranojë apelin e SHBA-ve për të reduktuar varësinë nga gazi rus. Ai tha se do te shtohet një gazsjellës qe do të mbështetet nga Amerika, i cili do të sjellë gaz në Europë nga Azerbajxhani.

Kete ai e beri te ditur ne një intervistë për “Associated Press”, duke thënë se “sa i takon sigurisë së energjisë, ne jemi të gatshëm të diversifikojmë burimin e gazit për Serbinë, gjë që është shumë e rëndësishme edhe për miqtë tanë amerikanë”.

Shtetet e Bashkuara kanë inkurajuar vazhdimisht vendet e Ballkanit të avancojnë me gazsjellësat alternativë dhe të mos mbështeten tek projekti që parashikon kalimin e gazsjellësit rus përmes Turqisë.

Perëndimi e ka akuzuar Rusinë se e ka përdorur gazin si mjet për të rritur influencën politike ndaj vendeve si Serbia. Mbështetja ndaj projektit amerikan përbën një lëvizje të fortë politike për Serbinë, që është një aleat tradicional i Rusisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura