Vuçiç bisedë telefonike me Netanyahun: Miqësia mes Serbisë dhe Izraelit është konfirmuar

Sep 11, 2020 | 21:11
SHPËRNDAJE

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se në bisedën e sotme telefonike që ka pasur me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, u konfirmua miqësia midis dy vendeve.

vucic

“Bisedë e shkëlqyeshme telefonike me kryeministrin Benjamin Netanyahu. Miqësia midis popullit serb dhe hebre, Serbisë dhe Izraelit, është e konfirmuar. Është e mundur një vizitë e mundshme në Jeruzalem dhe forcimi i bashkëpunimit në të gjitha nivelet”, shkroi Vuçiç në Instagram.

Ndërsa, Vuciç nuk njofton të ketë folur në lidhje me njohjen e Kosovës nga ky shtet.

Ai dje ka thënë se Netanyahut do t’i thotë vetëm që nuk është i lumtur me njohjen e Kosovës.

Do i them Netanyahut nesër, nuk jemi të gëzuar as unë dhe askush në Serbi”, shtoi ai në një intervistë për RTS.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në Washington, Benjamin Netanyahu falënderoi Presidentin Vuçiç për vendimin për të zhvendosur ambasadën serbe në Jeruzalem.

vucic netajahu

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura