Vuçiç ‘bën viktimën’: Nuk do ta jap me asnjë kusht integritetin territorial të Serbisë, pikë! Kur Putin përmend Kosovën…

May 16, 2022 | 11:44
SHPËRNDAJE

“Nuk do ta jap me asnjë kusht integritetin territorial të Serbisë, pikë”. Kjo është deklarata e qartë dhe e prerë e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në TV Prva, teksa ka komentuar situatën e krijuar nga pushtimi rus në Ukrainë.

1631855784628106bbc01f5270925990_v4big

“Do të filloja, nëse më lejoni në një mënyrë tjetër, t’u drejtohem qytetarëve të Serbisë. Ndonjëherë në këto kohë është më e mençur të heshtni për disa gjëra”, tha Vuçiç.

Kur u pyet për sanksionet ndaj Rusisë, ai tha se gjëra të tilla nuk mund të shihen të izoluara.

“Njerëz, mos bëni sikur asgjë nuk po ndodh rreth nesh, dhe thjesht prisni që ne të jetojmë më mirë, në rrethanat e një lufte dhe konflikti botëror pothuajse të shpallur.

Detyra ime është të jem realist, jo të gënjej njerëzit. Unë nuk dua t’i gënjej njerëzit në fushatë dhe të premtoj atë që nuk mund të arrihet”, theksoi presidenti i Serbisë.

Sipas tij, të gjithë janë kundër dhe ai është kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Rusisë, por kjo nuk ka të bëjë me drejtimin e vendit, shpjegoi ai.

“Çmimi që paguajmë është i madh, në thelb nuk kemi qasje në tregun e kapitalit”, theksoi Vuçiç.

“Të gjithë do të thoshin se Vuçiç po shpall vendosjen e sanksioneve. Jo, ne do të luftojmë sa të mundemi për të mbajtur politikën tonë dhe ne po e ndjekim atë politikë jo sepse fitojmë diçka nga mos vendosja e sanksioneve. Por sepse unë do të dëgjoj ekspertë që tregojnë për kostot e gazit natyror… ndërsa tani ne po humbim miliarda për shkak të kësaj, pa përmendur uljen e investimeve direkte dhe se shtatë prodhuesit amerikanë refuzuan të vinin për të bërë filma sepse ne nuk vendosëm sanksione ndaj Rusisë”, tha Vuçiç.

Presidenti tha se Serbia vuan shumë sepse refuzon të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe se jeta në vend do të ishte dukshëm më e mirë nëse vendi vendoste ta bënte këtë.

Megjithatë, ai tha se Serbia nuk do ta bëjë sepse ka politikën e saj të pavarur.

“Kur thonë se nuk do ta cenojnë integritetin e Ukrainës dhe pikërisht këtë po e bëjnë në rastin e Serbisë, atëherë kjo është hipokrite”, tha Vuçiç.

“Kur Putini bën thirrje për çështjen e Kosovës, Serbia është viktima më e madhe. Kur Medvedev dhe Putin i referohen çështjes së Kosovës, ata nuk kanë shembull tjetër përveç atij. Nuk është e drejtë për ne, por është për ta. Ata përdorin vetëm atë shembull që kanë. Ata kanë nxjerrë një shkelje brutale të së drejtës ndërkombëtare dhe tani po i referohen”, tha ai teksa nenvizoi se Serbia është “viktima më e madhe në gjithë këtë”./Pershtatur nga B92

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura